Djathi i gomaricës më i shtrenjti në botë, kushton 800 euro kg
Qumështi i gomaricës është një nga më të dobishmit në botë, por deri më tani nuk kishim dëgjuar për djathin. Ai është bërë me ligj si djathi më i shtrenjtë në botë. Duhen 800 euro për të shijuar një kg djathtë.
Djathi është një nga nënproduktet më të kërkuar në botë, por kafshët që e prodhojnë janë vetëm tre: lopa që është më i përhapuri, delja dhe dhia. Deri më tani nuk ka pasur djathëra që prodhohen nga lloje të tjera kafshësh. Në fakt ai që bëhet me ligj si djathi më i shtrenjtë në botë vjen nga një specie jo e zakonshme, gomarica._69080197_donkeycheesePërfitimet e qumështit të gomarit në fakt janë shumë të njohura: me pak yndyrë, proteina, laktozë dhe shumë i pasur me omega-3, yndyrë e mirë për organizmin; këto karakteristika e bëjnë shumë të ngjashëm me qumështin e një gruaje dhe për këtë mjekët e rekomandojnë për të zëvendësuar qumështin e gjirit kur nëna për arsye të ndryshme nuk ka. Por problemi mbetet se kostoja e qumështit të gomaricës kushton 30 euro për litër për shkak se gomari prodhon shumë pak qumësht dhe gjinjtë e saj janë të vogla. Për të marrë sasinë e kërkuar, duhet që gomarica të milet të paktën 6 herë në ditë, krahasuar me lopët dhe delet, të cilat milen dy herë. article-2230677-15F0E49C000005DC-489_634x420
Kjo duhet të jetë arsyeja se pse qumështi shitet kaq shtrenjtë dhe në botë ekziston vetëm një fermë e tillë. Fakti që qumështi i gomaricës është shumë i pasur me ujë dhe për të prodhuar një kg djathtë, duhen të paktën 25 litra qumësht, bën që çmimi i djathit të rritet në stratosferë. Për momentin një kg djathtë kushton 800 euro, por çmimi i tij mund të rritet nëse do të merret në konsideratë kërkesa dhe prodhimi i pakët e tij. Popullariteti i këtij djathi u rrit shumë kur një nga tenistët më të mirë në botë vendosi që të blejë për gjithë vitin, që të sigurohej se nuk do t’i mbaronte.donkey-cheese-3 Ai mendon se djathi mund të përmirësojë përformancën e tij sportive. Ferma ka shumë punë për të bërë në këtë periudhë sepse tenisti u ka hequr të drejtën të tjerëve që ta shijojnë. Me pak fjalë, ai që është bërë djathi më i shtrenjtë në botë, edhe nëse do të donit ta provonit, nuk mundeni dot sepse është i shitur. Ata që e kanë provuar thonë se ka një shije shumë delikate. Por për momentin furnizimi ka mbaruar dhe ju duhet të prisni sezonin e ardhshëm dhe të vini disa para mënjanë që ta provoni.




Comments
Post a Comment