Mes loteve dhe mjerimit, 11 vjecarja: Mami na ka lene, dua te kem edhe une nje shtepi(Video)
Dy fëmijët e Pajazitit jetojnë prej muajsh në një çadër të improvizuar.
Ata janë të braktisur nga nëna në mëshirë të fatit. Ndërsa mjerimi brenda çadrës ka pllakosur gjithçka.
Fëmijët e mitur u braktisën nga nëna e tyre.
Fëmijërinë e jetojnë mes skamjes, kur kthehen nga shkolla në rrugën me baltë ulen përtokë dhe bëjnë detyrat e shtëpisë.
Rasti është publikuar në emisionin ‘Shqiptarët për shqiptarët’.
“Nuk kam mundësi ku ti bëj detyrat e shtëpisë. Mami ka ikur, na ka lenë, shumë vështire është të jetosh këtu. Dua te kem shtëpi të bëj detyrat të ndihmoj babin, jam e mërzitur me këto kushte. I them shqiptarëve të na ndihmojnë mos të jetojmë në ketë çadër” thotë 11 vjeçarja.
Një thirrje ka dhe babai i vajzës, Pajaziti. “Tani nis dëbora, fëmijët kanë ftohtë. Vetëm një dhomë dua që ata të mësojnë. Nuk di çfarë të bëj në këto kushte…” shprehet ai.
Comments
Post a Comment